top of page

10 gjera qe nje infermier duhet ti dije

Ti je nje infermier. Sigurisht diploma jote tregon qe shume gjera i di rreth profesionit tend. Por  a eshte kjo mese e mjaftueshme?

Gjate praktikes ti do hasesh dhe shume gjera qe do te tregojne se, puna eshte nje mesues i dyte. Ja 10 prej tyre.

1. Larja e duarve asnjehere nuk eshte e tepert. Ndihmoni jo vetem shendetin e pacienteve por edhe tuajin

2. Perdor masen e duhur te dorezave,nuk ka gje qe ta veshtireson me shume punen dhe te streson sesa nje numer i madh doreze gjate punes

3. Nese ke per te vendosur nje kateter intravenoz ose urinar,merr gjithmone dy. Keshtu do i  shkurtosh kohen dhe energjine  vetes tende nese ndonje gje shkonkeq gjate procedures dhe duhet te fillosh nga e para me nje kateter tjeter

4. Krijoni komunikim me pacientin. Fitoni besimin e tij. Kjo ndihmon me shume se cfare do lloj medikamenti qe ti jepni

5. Gjate turnit te nates pini shume lengje, ushqehuni me kalori dhe pasi ta mbaroni turnin shkoni ne shtepi dhe zevendesoni oret e munguara te gjumit.

6. Cilado qofte urgjenca me te cilen do te duhet te perballesh dhe nuk di cfare te besh, gjeja e pare , fillo me matjen e shenjave vitale, vlereso dhimbjen dhe vigjilencen e tij

7. Ruani qetesine me pacientin. Jeni diplomuar per te vepruar si profesionist me kedo dhe sido qe te vijne punet

8. Nese nje pune kerkon me shume force,si psh ngritja e nje pacienti te pavetedijshem,apo levizja e nje aparature kerko ndihmen e kolegut. Ruaje shendetin tend para se gjithash. Mos lini shpirtin ne pune.

9. Kushtojini rendesi edukimit ne vazhdim, konferencave ,trajnimeve. Perseritja e dijeve te ben perfekt.

10. Dokumentoni gjithcka. Eshte matesi kryesor i punes suaj.

                       

                        

                                                                                               Msc. Babeta Rexhepi

bottom of page