top of page

Çfarë po ndodh me ne ?

Të gjithë, jemi të vetëdijshëm për klimën mbytëse që po kalojnë profesionistët e shëndetësisë. Pakënaqësitë e tyre ndaj pagave të uleta, kushteve të veshtira, turneve të  treta dhe vlerësimit të ulet nga pacienti duken qartazi në performancën e profesionistëve dhe dëshires së tyre për të ikur nje ore e me parë nga ky vend

Duket se të pakënaqur janë edhe profesionistët nëper vende të tjera të botës, që për çudinë tonë duhet te ishin më te lumtur dhe të vlerësuar.

Ja si shprehet Blogeri i famshëm Amerikan Kevin MD.com 

Unë trishtohem kur shikoj sesi komentues-profesionistë të shendetësise,shkruajnë në blogun tim : "Unë po sëmurem nga ky profesion, dhe kam ndërmend të dal në pension sa më shpejt që të jetë e mundur".

- Çfarë turpi, çfarë humbjeje.   Mbretërit, presidentët, gjykatësit e Gjykatës së Lartë, papët dhe kryepeshkopët zakonisht nuk dalin në pension "sa më shpejt që të jetë e mundur".

Në disa fusha, vlerësohen mosha dhe mençuria, sidomos kombinimi i të dyjave. Në shumë fusha të mjekësisë, profesionistet nuk ndihen të vlerësuar në asnjë nivel moshe ose aftësie. Shumë veta ndihen si pengje ose mashtrues në skema të mëdha, të korporatave.

Ne kemi lejuar veten të zhvlerësohet profesioni yne, dhe ne si profesioniste kemi humbur qartësinë tonë të vizionit, humanitetin tone. Për shkak të asaj se sa të pakënaqur dhe të frustruar  ndihemi, ne jemi në rrezik të humbasim dashurinë tonë për njerëzimin, pa të cilën ne do ta humbasim plotësisht dhe Humanitetin që e karakterizon


Ne jemi shumë të hutuar këto ditë; ne praktikojmë mjekësi me mendjet tona, por jo gjithmonë me zemrat tona. Ne duhet të kujtojmë pse jemi në këtë profesion dhe ne duhet të mos ndihemi keq për veten tonë.

Viktimat e abuzimit psikologjik në familje nënvlerësohen, mbivlerësojnë fuqinë e torturuesve të tyre dhe nënvlerësojnë mundësitë e tyre. Ata qëndrojnë në situata abuzive ndonjëherë sepse nuk shohin qartë se çfarë po ndodh me ta. Ata bëhen fizikisht të izoluar dhe ndjejnë turp, izolim dhe vetmi.

Dështimi profesional ka shumë ngjashmëri me këto aspekte të abuzimit në familje. Por mjekët, infermieret; nuk janë vërtet të torturuar dhe të bllokuar si bashkëshortë të abuzuar. Disa prej nesh thjesht ndjehen dhe veprojnë në këtë mënyrë. Ne kemi një nga punët më kuptimplota në botë. Sa turp që aq shumë prej nesh dëshirojnë të dalin prej saj, ndërsa ata janë ende në gjendje ta bëjnë atë.

Figura të shquara kanë menduar dhe kanë shkruar shumë fjalë të mençura, jo shumë shpesh të folura sot, për gjetjen e kuptimit në punë:


"Ai që punon me duart e tij është një punëtor.
Ai që punon me duart dhe me kokën e tij është një zejtar.
Ai që punon me duart, kokën dhe zemrën e tij është një artist ".

- Francis i Asizit

"Qëllimi i jetës nuk është të jesh i lumtur. Duhet të jesh i dobishëm, të jesh i nderuar, të jesh i mëshirshëm, të kesh një ndryshim se ke jetuar dhe jetuar mirë ".
- Ralph Waldo Emerson

                    

                                                                                                                                                   

                                                                                                              Përgatiti : Babeta Rexhepi

 

 



 

bottom of page