top of page
gjaku.jpg

Më thuaj çfarë grupi gjaku ke, të them punën që bën për ty?

Në Japoni, llojet e gjakut konsiderohen një tregues i rëndësishëm i personalitetit të një personi. E njohur si "Teoria e personalitetit japonez i llojit të gjakut", duket se shumë japonezë besojnë seriozisht në vërtetësinë e tij. Një sondazh i kryer së fundmi  tregon  se 29% të meshkujve dhe 45% të femrave e besojnë.

Me poshtë është një listë e detajuar e karakteristikave të grupeve të ndryshme të gjakut:

Grupi Gjakut O

Personat me grupin e gjakut O përgjithësisht konsiderohen optimistë. Ata janë të prirur për role drejtuese, janë realistë dhe gjithmonë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësi. Falë cilësive të tyre udhëheqëse, gatishmërisë për të ndihmuar kolegët, personat e grupit O janë të predispozuar të bëhen CEO ose politikanë të shkëlqyeshëm.

Ata janë në gjendje të kontrollojnë temperamentin e tyre dhe arrijne të mbajnë nën kontroll situata të komplikuara. Gjithashtu aftësia për të komunikuar ndjenjat dhe mendimet të tyre në mënyrë konstruktive, ju jep atyre cilësi të shkëlqyera si udhëheqës. Rezistenca dhe fleksibiliteti janë gjithashtu cilësi të njerëzve të grupit të gjakut O.

Grupi A

Thuhet se personat e kësaj kategorie janë të mirë-organizuar, të zotë, të ndrojtur, të besueshëm, të sjellshëm. Këto cilësi i bëjnë ata kolegë të mirë, por këta persona kanë një tendencë për tu stresuar lehtësisht. Nëse ndonjëherë keni nevojë për këshilla ose që të mbështeteni tek dikush, personat e grupit A janë personat e duhur.

Jo vetëm një terapist falas, por edhe paqeruajtës sepse njerezit që i perkasin grupit A rrallëherë fillojnë diskutime. Ata punojnë shumë, janë të shpejtë, të sjellshëm, bujarë dhe shoferë të shkëlqyeshëm. Cilësitë që e bëjnë një tip A të shkëlqyeshëm, në disa raste mund të shihen si dobësi e tyre. Për shkak se pëlqejnë të ruajnë paqen, ata nuk i shprehin mendimet e tyre nëse mendojnë se mund të krijojnë polemika.

Grupi B

Krijues, pasionantë por pa dyshim shumë egoistë janë tre tiparet të personave të grupit të gjakut B. Ata janë kuriozë dhe duan gjithmonë të mësojnë gjëra të reja, por në të njëjtën kohë nuk duan të ndjekin rregullat. Ndryshe nga personat që i perkasin grupit A, personat në grupin e gjakut B humbasin shumë shpejt interesin për gjërat.

Të gjithë do donin një person të tipit B për mendjen e tyre krijuese & që gjejnë zgjidhje për cdo problem kur te tjeret as nuk do e mendonin. Ndonëse ata kanë një kuriozitet të lindur, në momentin kur diçka nuk duket më tërheqëse, shpejt harrojnë të vjetrën për të kaluar në diçka për të cilën ata mendojnë qe është më e mirë.

Inovativë & plot ideologji unike, personat me gjakun B janë gazetarë shumë të mirë, artistë, muzikantë. Sidoqoftë, si bashkëpunëtorë dhe punonjës, ata janë egoistë, lehtësisht të shpërqendrueshëm dhe gjaknxehtë.

Grupi AB

AB janë një kombinim i tipit të gjakut A dhe B, dy personalitete mjaft të ndryshme të bashkuar në një të vetëm. Këta njerëz janë të vështirë për t’u lexuar, të çuditshëm, misterioz, ekscentrik & të pazakontë.

Përpjekja për të përmbledhur cilësitë e AB-së tingëllon si një listë kontradiktash. Për çdo tipar pozitiv që ka një person me grupin e gjakut AB, ka një negativ në spektrin tjetër – mund të themi se janë mjaft të ekuilibruar. Njerëzit në grupin e gjakut AB janë të shoqërueshëm por të turpshëm, të sigurt por të pavendosur, shpirtëror por edhe të arsyeshëm.

Këta persona mund të jenë mjaft të ndjeshëm dhe kjo u lejon atyre të jenë empatikë. Ata janë racionalë por kanë uri për njohuri dhe përvoja të reja, kështu që nuk lejojnë që natyra e tyre realiste të ndërpresë rrugën drejt ëndrrave të tyre. Ndërsa llojet A janë punonjësit më të kërkuar dhe B-të shihen si të bezdisshëm, AB-të gjenden diku në mes. Profesionet tipike për këtë grup gjaku janë mësues, avokatë dhe punonjës socialë.

Fjalët kyçe : #grupi gjakut  #Personaliteti #Japoni

bottom of page