top of page

Çfare duhet te dime rreth injeksionit intramuskul (i/m). Efektet anesore te saj.

Punoi: MSc Babeta Rexhepi

Foto ilustruese

Injeksioni klasik per te injektuar medikamente te ndryshme  mund te jape probleme te vogla. Disa I kuptojme menjehere disa jane te paparashikueshme. Problemet qe mund te shfaqen menjehere mund tju japim dhe trajtimin e menjehershem. Po c'ndodh me ato qe nuk jane te parashikueshme?

 

Si fillim, te rikujtojme se injeksioni i/m quhet I tille kur:

  • Aplikohet ne kuadratin e pare siperior te gluteusit

  • ne m. deltoid

  • ne kofshe

 

Medikamenti te ben keq

  • Kur pacienti shfaq Hipersensibilitet. Shpesh motivohet nga eksperienca te meparshme, qofte edhe nese kane ndodhur gjate femijerise.

  • Agia duhet te jete e diametrit te pershtatshem per perthithjen e medikamentit, duke ecur sipas parimit "duke ecur sipas diametrit me te pershtatshem te mundshem.

  • Duart e infermierit.Shpejtesia me te cilen epiderma kalohet eshte thelbesore,e mbi te gjitha qe presioni I I medikamentit te injektuar mos te jete I pershpejtuar.

 

Ilaçi djeg

  • Jo gjithmone duart e infermieres jane pergjegjese. Psh antibiotiket djegin shume, per kete arsye shoqerohen me anestezi lokale qe redukton djegien. po ashtu dhe shperndarja e lengut ne menyre te pershtatshme e redukton dhimbjen.

 

Pas aplikimit formohet nje si "Kokerr"

  • Nuk eshte dicka e rende. Ketu kemi te bejme me mungese vleresimi nga ana jone si infermier. Fillimi I aplikimit s'ka qene I thelle. Psh ne rastet me paciente obez ku kemi nje status adipoz te gluteusit dhe gjatesia e ages e vogel, kjo ben qe Ilaci te perhapet me ngadale.

 

Ilaçi djeg,pasi ka filluar injeksioni

  • Varet nga ndjeshmeria e secilit prej pacienteve dhe medikamenti. Disa prej pacienteve e krahasojne kete ndjesi me kafshimin e ujkut.

 

Pas aplikimit kemba peson  demtim ne nerv

  • Kjo  ndodh kur aplikojme analgjezik lokal si Lidokaina. Ndodh kur gjate aplikimit kemi kemi qene afer ndonje nervi. Mos u shqetesoni eshte problem kalimtar.

 

Gjithesesi problemet me serioze jane ne fillim te nje injektimi  intramuskul,jo pasi aplikohet ilaci. Per kete arsye duhet te respektohet steriliteti ne maksimum.

Nuk dua te ju tremb por edhe kjo teknike qe duket me e thjeshta dhe me lehtesisht e pervetesuar kerkon  nje kujdes te madh.

bottom of page