top of page

Çfarë po ndodh me ajrin tonë?

"Ngado qese plastike, pampersa te ndotur qe te zaptojne rrugen,nje qen diku tej, lepihet si i babezitur me jashteqitjen e dikujt , kutia picash , letra çokollatash,lekura bananesh,patatesh, shishe, ushqime te hedhura. Gjithçka te bera me doren tone. Gjithcka veper e njeriut."

 

Çfare po bejme keshtu ? Çfare po i shkaktojme ajrit tone? 

 

Nese pemet, bimet, nena natyre do kishin goje te flisnin, nuk do mjaftonin gjithe fjalet e botes per te shprehur dufin e saj. 

Po e shkaterrojme ajrin tone me shpejtesi marramendese. Po luajme me shendetin tone si te çmendurit me te shfrenuar. Po rrezikojme rende. Po rrezikojme floren, faunen , njerezimin. Sa me shpejt ta kuptojme , sa me shpejt te nderhyjme, aq me shprese kemi per shpetim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne grupi "Infermieret meritojne vleresim" dhame shembullin tone per ndryshim sot.Sikurse dhe shume here te tjera, ne iu bashkuam nismes " te mbajme paster ambjentin ku jetojme".

Ne meritojme te jemi te shendetshem, dhe femijet tane, edhe cdo frymor qe thith kete ajer. Ne s'duam te thithim nje ajer toksik. Nje ajer, qe vetem oksigjen nuk mund te kete. Ne duam te dalim ne natyre, te ecim vrapojme, te ndjejme se po jetojme. Jo te mbajme hundet me duar dhe ta kalojme me shpejtesi nje copez rruge te ndotur. Ndoshta ne pamje te pare duket sikur lokalisht ka ndotje, por ajri nuk eshte i ndare me zona.Ai eshte nje, dhe i vetem

Ndaj te fillojme te paret sot, te mendohemi mire kur hedhim ndonje mbeturine, te edukojme femijen tone me nje fryme te re. Te edukojme dhe ato qe s'kane sy te shohin shkaterrimin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot eshte mundesia jone. Neser, kur durimi i natyres te kete arritur fundin, mund te jete shume v

Sot eshte mundesia jone. Neser, kur durimi i natyres te kete arritur fundin, mund te jete shume vone
bottom of page