top of page

Mbroni stomakun nga keto ushqime

Për shëndetin e stomakut tonë, ne duhet të shmangin ushqime të caktuara, për të shmangur çdo lloj siklet dhe dhimbje.

Nder çrregullimet që ushqimet mund të shkaktojne janë, para së gjithash, ato që ndikojne ne tretjen, të tilla si acarim apo refluksit gastroezofagal. Ky i fundit, nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet menjëherë shkakton probleme që mund të shfaqen dhe gjatë natës.

Ushqimet qe demtojne stomakun tuaj jane:

Lëngjet e frutave ose pije të gazuara, ne të gjithë e dimë se keto rrisin aciditetin e stomakut; por ato mund të shkaktojnë dhe simptomat te tjera te pakëndshme (të ngjashme me ato që ndodhin në rastin e intolerancës nga qumeshti) nëse ju jeni intolerant nga nje perberes kryesor i këtyre pijeve: fruktoza.

 

Në rast të problemeve të zorres(meteorizma), dihet se fasule duhet të shmangen, pasi perberesi i tyre oligosaharidet rrisin këtë problem.Edhe pse nuk duket,por edhe brokoli, në sajë të përmbajtjes së tij me fibra, mund të nxise formimin e gazit ne zorrë.

 

 Kush vuan nga refluksi gastrik ose ka probleme me aciditetin e stomakut duhet te shmange ushqimet me permbajtje mente. e cila me gjithe te mirat e saj, me efektet leshuese qe i shkakton ezofagut ben rikthimin e lengjeve te stomakut.

Te tjera jane domatet ose ushqimet me yndyre te cilat ulin nivelin acidin gastrik ne stomak duke perkeqesuar gjendjen tek personat qe vuajne me refluks. Gjithashtu nga perdorimi per nje kohe te gjate i ketyre ushqimeve mund te demtohen dhe ato persona qe svuajne nga stomaku .

 

Ndersa per pijet rekomandohen pije me akull sidomos pas embelsirave dhe kafeja.

MSc Babeta Rexhepi
bottom of page