top of page

Infermierët dhe Edukimi në vazhdim

Industria e sotme e kujdesit shëndetësor po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe për të  ecur me hapin e saj të ndryshimit, gjithnjë e më shumë infermierë po e kuptojnë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm në karrierën e tyre.


Në shumicën e vendeve, edukimi i vazhdueshëm është një detyrim për infermierët.

Në përgjithësi, infermierët në vendet Perëndimore  kanë nevojë për njëzet e katër kredite të arsimit të vazhdueshëm (CEU) çdo dy vjet për të ruajtur licencën e tyre. Ndërsa në vendin tonë mjaftojnë 10 kredite në vit, ku çdo katër vite duhet ti kenë marrë 40 kredite për të mos humbur liçencën e tyre.

Pse është i nevojshëm edukimi në vazhdim për infermierët?

1. Zgjeron ekspertizën tuaj
Për të qëndruar në krye të praktikës suaj, është thelbësore që baza juaj e njohurive të përditësohet. Arsimi i vazhdueshëm është metoda më e mirë që ju lejon të rritni aftësitë dhe ekspertizën tuaj dhe ju mbani të vetëdijshëm për tendencat dhe praktikat e fundit në kujdesin shëndetësor.

2. Përmirëson cilësinë e kujdesit të pacientit
Në profesionin e infermierisë, është me rëndësi të veçantë që infermierët të vazhdojnë të edukohen. Si roli kryesor i infermierëve është që të kujdeset për pacientët dhe të përmirësohet jeta e tyre, kështu që nëse ata kanë njohuri profesionale në fushën e tyre, kjo automatikisht rezulton në rezultate më të mira të pacientit. Me edukimin e vazhdueshëm, infermieret mësojnë të përditësohen me teknikat më të fundit për trajtimet dhe medikamentet e reja. Kështu, për të siguruar që pacientët të marrin trajtimin më të fundit, arsimi i vazhdueshëm është vendimtar.

3. Rritja profesionale dhe kënaqësia personale
Duke ndjekur edukimin e vazhdueshëm në specialitetin tuaj, infermierët mund të rriten më lehtë në shkallët e karrierës në krahasim me homologët e tyre, duke u ofruar atyre mundësi më të mira karriere së bashku me fitimet monetare. Përveç kësaj, rritja profesionale, edukimi i vazhdueshëm i jep mundësi infermierëve të rriten si individë në bazën e njohurive të tyre specifike për specialitetin e tyre dhe t'u japin pacientëve të tyre kujdesin më të mirë të mundshëm. Pra, profesioni i infermierisë në tërësi përfiton kur çdo infermiere ndjek arsimin e vazhdueshëm me një qëllim për të ofruar më të mirën në specialitetin e tyre të zgjedhur

                           

                                                                        

                                                                                                                                             Përktheu : Babeta Rexhepi

  

bottom of page