top of page

Ku po gabohet me Infermierinë e sotme

Infermieria është një profesion shëndetësor i përqendruar në kujdesin shëndetësor të individëve, familjeve dhe komuniteteve.  Roli thelbësor i infermieres qëndron në ndihmën e individit, të sëmurë ose të shëndetshëm, në ruajtjen ose rifitimin e shëndetit (ose në ndodhjen pranë çasteve të fundit), nëpërmjet kryerjes së detyrave të cilat ai mund t'i përmbushë vetë nëse do të ketë forcë,vullnet ose do të zotërojë njohuritë e duhura, dhe në lehtësimin e pjesëmarrjes aktive të tij, për ta ndihmuar të rifitojë pavarësinë e tij sa më shpejt të jetë e mundur".
 

 Për pacientin, çdo takim me infermieren apo mjekun mund t’i ofroj informacion kurajues, përkrahje apo ngushëllim, dhe  nëse takimi infermier- pacient është jo efektiv– do të pasojë dëshperimi.
Por, sipas studiuesit dhe  psikologut Daniel golemanov, në librin e tij "Inteligjenca emocionale", në kohën tonë pacientët janë më të prirur të dëshpërohen, arsyeja për studiuesin është sepse personeli mjekësor shpesh është i mbingarkuar me shumë detyra në orarin e punës, gjë që ul interesimin e tij për shqetësimet emocionale të  pacientëve.
Autori vazhdon arsyetimin e tij, duke thënë se; në mjekësinë moderne, si rrjedhojë e politikave të institucioneve shendetësore,  kushteve të vështira në mjekësi, dhe presionit të vazhdueshëm nga administrata, gjerat sa vijnë dhe rëndohen. Kjo ka bërë që personeli mjekësor të përqëndrohet kryesisht vetëm në shërimin e sëmundjes dhe plotësimin e dokumentacionit dhe anashkalimin e personit që e mbart sëmundjen 
Gjithësesi, për fat të mirë, ka sërisht  infermiere dhe mjekë të cilët me plotë vetëdije ua kushtojnë kohën pacientëve për t’i informuar dhe kurajuar, si dhe në mënyrë profesionale për t’i udhëzuar. 
Psikologu thekson se, nëse politikat e institucioneve nuk përmirësojnë shërbimin në këtë drejtim, për të rritur më shumë afërsinë personel shëndetësor- pacient, do rritet kohëzgjatja e sëmundjes dhe pakënaqësia ndaj bluzave të bardha, rrjedhimisht duke zbehur dhe shërimin e plotë. Disa zgjidhje që parashtron autori janë: shtimi i numrit të infermierëve, trajnimet mbi inteligjencën emocionale, futjen e inteligjencës emocionale në kurrikulat e Universitetit etj.
Golemanov konkludon se: Nese shqetësimit emocional toksik të pacientit i shtohen ndjenjat pozitive, si gëzimi dhe qeshja, atëherë shërimi do jetë i afërt edhe në rastet e sëmundjeve në dukje serioze.

Fjalët kyçe : infermier, inteligjenca emocionale, pacient, Daniel Golemanov, psikologji.

                                                   

                                                                                                                             Përgatiti: Mcs. Babeta Rexhepi

HUGE TITLE

bottom of page