top of page

Varesia e internetit tek femijet

 

 

 

Varesia nga interneti behet serioze kur fillojme te leme pas dore njerezit dhe veprimet qe vertete kane rendesi per ne dhe meritojne vemendjen tone te plote.

 

Sipas nje studimi te bere nga Shoqata e psikiatrise ne Amerike , u vu re nje prirje e theksuar e femijeve per te shfaqur simptoma serioze te varesise nga interneti. Si psh : deshire per te qendruar me ore e ore te tera perpara tabletit, mashtrim te prinderve mbi kohen e qendrimit ne internet, mos ndalimin e lojerave ne internet edhe pse e kuptojne demin qe po i shkakton, obezitet nga ndalimi i aktivitetit fizik, dhimbje shpine nga qendrimi gjithnje ne nje pozicion etj.

Gjate studimit , u vendos te  nderpritje  interneti per disa kohe dhe te shikohej evoluimi.

U vune re ndryshimi te sjelljes së fëmijëve në mungesë të internetit te ngjashme me perdoruesit e drogave dhe varesise ndaj tyre.

U vune re :

 -  Humbje interesi per pasionet dhe deshirat e veta dhe deshira per te takuar miq qe mund ti siguronin internet. Humbje interesit per mesimet dhe nota te uleta ne provime.

 -  Agresivitet me familjaret , izolim dhe  deshire te semure per ti rikthyer sa me pare internetit

-   Pagjumesi,  kriza ankthi

-   Komunikim i dobet, gjuhe trupi te reduktura, mos elokuence ne tonalitetin e zerit, mungese te shprehjes emocioneve etj.

-  Mungese kreativiteti apo deshire per tu marre me nje pune zhvilluese.

Nje ndihmese e madhe per kalimin e kesaj gjendje te femijeve, do ishte zenie e kohes kushtuar internetit me gjera me emocionuese,si : luajtja ne natyre, notimi, qendrimi me shume i prinderve me femijet, mbajtja afer e tyre dhe kushtimi i vemendjes.

Bejeni femijen tuaj te kuptoje seriozitetin e qendrimit gjate ne internet dhe mesojini ta shikoje boten permes realitetit dhe jo botes virtuale.

                                                                                                                               Msc. Babeta Rexhepi

bottom of page