top of page

Çfarë duhet të dijë një infermiere që punon në Pediatri

Të punosh me pacientët e vegjël është puna më e bukur por njëkohësisht dhe e vështirë, infermieret në Pediatri e dinë mirë këtë. Fëmijët traumatizohen kur shikojnë bluzat e bardha dhe po ashtu një ambjent spitalor. Është detyrë e jona si profesionistë të ja u lehtësojmë këtë proçes, për përmirësimin e shëndetit të tyre dhe lehtesimin e sherbimit tonë.

Ja disa taktika për të punuar me pacientët e vegjël, dhe puna juaj të kthehet në lumturi :

Nëse shtrimi i fëmijës është planifikuar dhe koha lejon, konsultojuni me familjarin për të organizuar një vizitë në njësinë e pediatrisë me fëmijën, në mënyrë që ai ose ajo të mund të takojë disa nga personeli, të shohin dhomat dhe kështu me radhë. Disa spitale kanë edhe lojëra të mira për fëmijët e hospitalizuar. Në këtë mënyrë, kur fëmija pranohet, disa gjëra do ti duken të njohura.

- Ofroni mbështetje, udhëzime dhe informacione para dhe gjatë qëndrimit në spital. ---- Sillni një pjesë të botës së fëmijës suaj në dhomën e spitalit. Kontrollo paraprakisht për politikat e njësisë, por mund të jesh në gjendje të sjellësh fotografi personale, postera për muret, kartat, lodra etj. Për fëmijët më të rritur, këshilloni mbajtjen e  një ditar dhe i inkurajoni ata të regjistrojnë ndjenjat, mendimet dhe përvojat e tyre.

- Përfshirja e fëmijës në diskutime dhe vendimmarrje sa më shumë që të jetë e mundur në gjuhën e thjeshtë dhe të përshtatshme për moshën. Nxiteni fëmijën të bëjë pyetje dhe të flasë për ndjenjat e tij ose të saj. Le ta dijë se është në rregull të frikësohemi.

- Shumë spitale lejojnë prindërit ose kujdestarët të flenë gjatë natës në dhomën e fëmijës në disa rrethana. Kjo i ndihmon pacientët e vegjël të ndihen më të sigurtë. 

- Kryejini procedurat e punës tuaj në trajtën e një loje, nxiteni fëmijën të jetë bashkëpunues dhe përgëzojeni për këtë.

-Fëmijët janë elastikë, ata tremben lehtë por edhe kalojnë situatat lehtë. Me perkujdesjen e duhur, shërimi mund të ndodhë shpejt dhe pa probleme. Mënyra se si ju i afroheni pacientëve tuaj, gjithashtu mund të bëjë shumë për të inkurajuar një fëmijë të frikësuar ose të kujdesshëm. 

 

Mbani mend!

Çdo fëmijë dhe familjarët e tyre, si dhe çdo situatë, është ndryshe. Por me pak dëshirë, reflektim, planifikim dhe përpjekje të vogël, ju  si profesionist mund të minimizoni traumën dhe të bëni që pacientet e vegjël të qëndrojnë në spital sa më të qetë dhe më të rehatshëm.

                                                                                                     Përgatiti: Babeta Rexhepi            

bottom of page