top of page

Çfare dine infermieret ndersa mjeket jo.

Megjithese duket sikur gjithe punen me pacientin e ben mjeku, ne te vertete nuk  eshte keshtu.
Eshte dikush qe mban nen kontroll si pacientin dhe urdherat e mjekut. Dikush qe vepron si ne prapavije, por qe mban barren me te madhe. Ai eshte INFERMIERI.
Por cfare dine infermieret mbi pacientin qe mjeku nuk e di ?
1. Infermieri e di si ka reaguar pacienti pas mjekimit , ndersa mjeku jo.
2. Ai kupton gjendjen emocionale te pacientit dhe nivelin e tij te stresit, ankthit dhe depresionit. 
3. Nje infermier e di me hollesi si e ka kaluar naten pacienti ndersa mjeku, vetem ato te dhena qe merr nga infermieri i turnit.
4. Duke qene gjate gjithe kohes me pacientin infermieri mund te marre nje anamneze me te hollesishme prej tij dhe familjareve te tij. Ai mund te mesoj pa e kuptuar nga  pacienti,shume gjera qe lidhen me semundjen aktuale : abuzimet me drogat, jeten e çrregullt seksuale, nje operacion te hershem, demtime serioze, apo hipersensibilitetin e tij ndaj shume faktoresh.
5. Thenia e famshme "Mjeku trajton, infermieri perkujdeset" mund te interpretohet edhe si, mjeku eksperimenton duke u perqendruar vetem tek semundja, ndersa infermieri kujdeset duke u perqendruar tek  pacienti dhe mireqenia e tij pas trajtimit.
6. Nje infermier eshte i afte te kuptoje nese ajo qe e lendon pacientin eshte me shume semundja apo rrethanat shoqeruese,  ndersa mjeku asnjehere.
  
                                                                                                        
                                                                                                                           Msc. Babeta Rexhepi
                                                                                                    
bottom of page