top of page

Mesazhi me i bukur per adoleshentet

Gjithmonë ne dëgjojmë thirrjen e përvajshme te adoleshenteve dhe jo vetem te atyre . Çfarë mund të bëjme? ...Ku mund të shkojme?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përgjigja është:

"shko në shtëpi! Rregullo dritaret para se te vije stuhia, bojatis dicka qe ka nevoje per boje ,Mblidh gjethet e rena pertoke , kosit barin ne lulishten tende, ver lopatën nën këmbë. Laj makinën, mëso të gatuash , ,laj cimenton . Riparo lavamanin, të ndërto një varkë, gjej nje pune . Ndihmo dike tjeter , komshiun , ministrin , priftin, mesuesin e Kryqit te Kuq, nje ushtarak . Vizito të sëmurët, ndihmo të varfrit, studio mësimet e shkolles . Dhe pastaj kur i ke mbaruar keto - dhe nuk je shumë i lodhur - lexo nje liber Prindërit e tu nuk te detyrohen per argëtimin tend . Qyteti ose fshati juaj nuk ju ka borxh objektet rekreative apo parqet ku ju te rrini Bota nuk ju ka borxh jeten ... Ju i keni borxh diçka botës. Ju i keni borxh atë kohë , energji dhe talentet tuaja në mënyrë që askush te mos jetë me në luftë apo në varfëri apo te kete të sëmurë apo të vetmuar përsëri.

RRITU; BOLL u bere nje qaraman. Dil nga bota jote e ëndërrave dhe ne të zhvillo nje themel jo nje virme ne uje dhe të fillo të veprosh dhe te sillesh si një zoteri ose si një zonjez. Supozohet qe ju jeni mjaftueshem te rritur per te marre persiper disa pergjegjesi qe prinderit tuaj tashme kane me vite qe i mbajne ne shpatullat e tyre . Ata ju kanë ushqyer, mbrojtur, ndihmuar, ju kane paraljameruar , jane lutur per ju dhe ju kane lutur , ju kane kerkuar falje, ju kane toleruar dhe kane vetesakrifikuar disa rehati te tyre në mënyrë që ju te mund të keni çdo perftim dhe dobi te mundeshme . Këtë ata e kanë bërë me kënaqësi, sepse ti je thesari i tyre i dashur. Por tani, ju nuk keni me të drejtën të prisni që ata të perulen perpara cdo qarje apo teke tuajen vetëm sepse egoizmi i tepruar i juaj del mbi ate qe quhet sens i përbashkët dhe dominon personalitetin tuaj, të menduarit tuaj dhe po ashtu dhe kerkesat tuaja

Në emër të Qiellit, rrituni dhe shkoni në shtëpi!

 

Gjykatesi Gilliam 6 dhjetor 1959

bottom of page