top of page

28 Prill-Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promuovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve. Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.

Çfarë është Siguria dhe shëndeti në punë?

Siguria dhe shëndeti në punë janë masat parandaluese të marra që kane si synim përmirësimin e kushteve gjatë procesit të punës, ruajtjen e jetës, integritetin e shëndetit, mbrojtjen fizike dhe mendore të punëmarrësve që përfshihen në procesin e prodhimit.

 

Çdo vit, më shumë se dy milion gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milion euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160,000,000 të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës. Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën. 6.000 punëtorë vdesin çdo ditë.

Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.

“Është e pamundur që të arrihet siguri absolute në punë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohet”

“Parandalimi është më i mire se kurimi”

Parandalimi është më mirë se kurimi Parandalimi është themeli i qasjes Europiane ndaj problemeve të sigurisë dhe të shëndetit në punë. Në praktikë, kjo do të thotë që të analizohen proçeset e punës për të identifikuar risqet afatgjata dhe afatshkurtëra, dhe më pas të veprohet për ti shmangur ose për ti zbutur ato sa më shumë të jetë e mundur.

 

Parandalimi i dëmtimeve dhe sëmundjeve nga rreziqet e shëndetit në punë bazohet në dy koncepte bazë:

1- Mjedisi në punë dhe teknologjia prodhueve duhet të projektohen në mënyrë që rreziqet për shëndetin të evidentohen ose minimizohen në minimum.

2- Punonjësit duhet të njohin rreziqet në vendin e punës, të trajtohen, edukohen, ndërgjegjësohen që të sillen në mënyrë të sigurt e të përdorin pajisjet mbrojtëse personale në punë. Përvoja e shumë vendeve të botës ka treguar se fokusimi në përmiresimin e mjedisit të punës dhe shmangia e rreziqeve në punë është më tepër se sa thjeshtë tu tythuash punonjësve që të jënë të kojdeshëm.

NJË MJEDIS PUNE I SHËNDETSHËM DHE I SIGURT MBRON SHËNDETIN DHE JETEN TUAJ

 

DHJETË STRATEGJI PËR TË MBAJTUR FËMIJËT TË SIGURT NË RRUGË.

/Ishp/

bottom of page