top of page

Leter nga nje infermiere

 Pershendetje !

Une jam infermiere dhe sot eshte nje nga ditet ku ne gjithe boten festohet java e Infermiereve. Po ne Shqiperi a eshte ambjenti kaq festiv ???

Marr  shkak nga disa foto qe qarkullojne keto dite ne  mediat sociale per fakultetin e Infermierise dhe kaosit qe mbizoteron ne te. Infermiere qe si orienton askush dhe edukues xhelata, qe vec edukues nuk mund te quhen.

Fakulteti infermierise dhe njehere me shume tregon mungesen e plote te menaxhimit ne te.

Nuk e di a ka pasur ndonjehere mbi krye  ky fakultet  ndonje drejtues "Adap" per kete pune apo thjesht uzurbatore qe shkojne e vine?

Po me studentet c`behet , dhe njehere qe mendohet te degjohet zeri tyre,vota ,fillojne te fortet te sulmojne thembrat e akilit.

Zhgenjyese miqte e mi,kolege, e ju studente qe po ju prishin endrrat.Cfare vizioni mund te krijoni ju per te ardhmen e ketij profesioni,kur sot  vota juaj tenton te kthehet nga roli i saj qe nenkupton " Lirine e zgjedhjes ",ne  nje  rol krejtesisht formal.

E tmerrshme , infermieria nuk duhet te prodhoje humbesa por lidera.

 

Por me gjithe kete fryme toksike ne horizont, kush do ti  inspiroje keto filiza  te behen te tille ? Kush do ti beje te besojne ne endrren qe kane nisur dhe jo ne kete pacavure  qe po shohin? 

Ne ka Zot, kjo gje s'duhet ti behet ketij Institucioni ku shendeti i popullsise varet drejtpersdrejti nga cilesia e tij.

 Po flasim per nje vend edukimi njerez, jo aktrimi.

Kushdo qofte, qe enderron "kryen" te punoje per studentet. te punoje per nje te ardhme per kete profesion human e jo per shuarjen e orekseve te veta.

Pash Zotin , perderisa mendoni se keni "Kryqe" per ta zene kete pozicion, vini dhe "mend " e drejtojeni si duhet ate.

 

Infermiere , ju uroj nje jave te bukur dhe mos harroni :

" Ju ndoshta nuk do mundeni ta ndryshoni dot realitetin tuaj studentor,por mos harroni e ardhmja eshte vetem e juaja".

 

                                                                                                                                                    

                                                                                                                             

 

 

bottom of page